Vrasja e Klodian Rashës, hidhet shorti për gjyqtarin e dosjes

Vrasja e Klodian Rashës, hidhet shorti për gjyqtarin e dosjes

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Mësohet se gjyqtar i dosjes është caktuar Bedri Qorri, kurse seanca e parë mbahet më 26 mars, në orën 10:00.

Gjykata tashmë do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën ose jo të Prokurorsië për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që mbi Nevaldo Hajdarajn rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, pasi kishte thyer orën policore ndërsa efektivi Nevaldo Hajdaraj e ndoqi dhe e qëlloi me pistoletë.

Vrasja e tij shkaktoi më pas një valë protestash nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që pas vrasjes dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy