Policia e Shtetit është vënë në lëvizje nga një grup biznesmenësh, të cilët pretendojnë se platformat e tyre online janë duke u sulmuar nga persona të ndryshëm përmes komenteve negative.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se policia është duke hetuar mbi kallëzimet e bëra.



