Bregu: Kampi i muxhahedinëve në Manzë, vendi më i sigurt në Shqipëri. Mund të ketë dhe spiunë të shërbimeve iraniane (VIDEO)

Bregu: Kampi i muxhahedinëve në Manzë, vendi më i sigurt në Shqipëri. Mund të ketë dhe spiunë të shërbimeve iraniane (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për kontrollin e Antiterrorit në kampin e muxhahedinëve në Manëz, thotë se në një kohë kur situata është alert, agjentët duhet të jenë gjithmonë aty.

Nga studio e lajmeve të MCN TV ai deklaroi se kampi i Manzës është vendi më i sigurt në Shqipëri, pasi ruhen nga forcat amerikane të sigurisë.

Por Bregu nuk përjashton mundësinë që në kamp të ketë edhe spiunë të shërbimeve sekrete iraniane.

Hetuesit e Antiterrorin në këtë alert duhet të jenë gjithmonë aty. Kërcënimi kibernetik është një pjesë tjetër. Mos të ngatërrojmë sistemin e dobët kibernetik që kemi, e kemi zero. Kushdo mund të futet e kemi parë, mund të futen dhe lodrojnë aty. Çalon ky vend për të mbrojtur të dhënat e veta. Por mos ta ngatërrojmë me sigurinë që mund të sulmohet ajo baza.

Ajo është me një siguri të jashtëzakonshme, është vendi më i sigurt në Shqipëri. Aq të sigurta nuk janë aq rezervat e shtetit dhe as Kryeministria. Se nuk e kemi vetëm ne ruajtjen e saj, janë dhe partnerët tanë strategjik që e ruajnë. 

Partnerët tanë kanë marrë përsipër financimin e kësaj baze. Kanë bërë një qytet më vete atje dhe përplasja që kanë patur me shtetin shqiptar është se në territorin shqiptar nuk mund të sulmosh Iranin. Mund të ketë edhe spiunë të shërbimeve sekret iraniane.

Erdhën të sëmurë, u kuruan, u shëruan, u dha një jetë e re dhe u përtëritën si opozitë. Ata vizitohen nga zyrtarë të lartë amerikanë. Kampi nuk ruhet nga pesë vetë që ka vendosur Shqipëria në ruajtje të këtij kampi. Janë forcat e sigurisë amerikane që japin 100% siguri për këtë kamp. 

Këta quhen opozitë. Por 3-4 mijë në një popullsi 80 milionëshe... janë një zë. Nuk e rrëzojnë dot Ajatollahun, janë një opozitë që kanë të drejtë të jetojnë.

Iu janë vrarë shumë vetë dhe kanë bindjen e tyre në kokë, nuk e pranojnë regjimin iranian. Tallja që bëjnë me ne nuk më pëlqen, sulmojnë çdo lloj faqe, harxhohen miliona dhe nuk ruhen dot faqet. Nuk di ç’të them për sigurinë kibernetike. Është hera e 100-të që hyjnë dhe ata mund të futen dhe bëjnë çfarë të duan. Ata tallen me ne. 

Homeland Justice do ishte gjetur për 30 sekonda nëse do ishte në Shqipëri. Besoj se funksionojnë jashtë, ose nga Irani ose nga një vend tjetër. Nëse Shqipëria mund të pretendojë një dixhitalizim, ata mund ta bëjnë shoshë. 

Mban përgjegjësi njeri që u sulmua kjo faqe në këtë lloj forme? Kush mban përgjegjësi te bashkia? Situata kibernetike është shoshë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy