
Duket se Policia e Shtetir nuk e ka ende një përgjigje për fatin e “mbretit” të lojërave të fatit.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat, ka folur mbi misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Drejtori i policisë u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar, ndërsa theksoi se po ushtrohen kontrolle dhe po ndiqet procesi i hetimit për fatin e Ervis Martinajt.
Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.



