Keqpërdorim i detyrës/ Shkon në 26 numri i policëve të arrestuar në pikën kufitare Vërmicë

Keqpërdorim i detyrës/ Shkon në 26 numri i policëve të arrestuar në pikën kufitare Vërmicë

Ka arritur në 26 numri i policëve të arrestuar në aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në pikën kufitare në Vërmicë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy rreshterë.

Ky aksion është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”.

Për këtë aksion, sipas IPK dhe Prokurorisë janë bërë hetime përgjatë një viti.

Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Aksioni është duke vazhduar ende.

Ky është aksioni i dytë që po zhvillohet brenda pak javësh për korrupsionin në pikat kufitare të Kosovës.

Në aksionin e parë të IPK-së i koduar me emrin “Pika 1” ishin arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë. Ata ishin dërguar në mbajtje me vendim të gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy