Vrau vëllanë dhe kunatën, Llabani: Autori i kishte viktimës 115 mijë euro borxh

Vrau vëllanë dhe kunatën, Llabani: Autori i kishte viktimës 115 mijë euro borxh

Gazetarja e MCN TV, Anduena Llabani sjell detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur pasditen e së martës në Tiranë, ku Arsen Maskurti qëlloi për vdekje vëllanë e tij dhe kunatën.

Gazetarja deklaron se autori u arrestua jo për punën e mirë të policisë, por se ishte i skeduar, madje ngjarja nuk është marrë nga komisariati që i takon zonën, por se është angazhuar gjithë struktura anti-krim.

Nga studio e lajmeve të MCN, Llabani tha se autori është marrë në pyetje dhe ka pranuar krimin, duke mos mbajtur qëndrim mohues.

Ajo që ne nuk dinim është fakti që viktima kishte një proces gjyqësor me të vëllanë e tij dhe autori i detyrohej të vëllait 115 mijë euro borxh, një shumë që viktima e kishte fituar me gjyq dhe autori duhet t’ia kthente.

Kishin konflikte për pronat që administronin bashkë. Të dy persona kishin veprimtari tregtare edhe të veçuar nga njeri tjetër. Ajo që i lidhte ishte shuma prej 115 mijë euro që viktima duhet të merrte nga autori.

Kemi siguruar dhe një video, duket sikur personi është penduar kur ka kryer vrasjen. Ndaj vëllait qëlloi me një plumb në fytyrë, ndaj kunatës me 4 plumba në gjoks, duke iu shkaktuar vdekjen.

Sot është përfaqësuar nga një avokat mbrojtës. Dosja është përpiluar dhe nesër do të përballet me akuzat që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm dhe nuk pranohet gjykimi i shkurtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy