Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës (VIDEO)

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës (VIDEO)

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej tre muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të lehtësuar trafikun që rëndohet në muajin shtator me hapjen e shkollave, do të hyjë në fuqi dhe regjimi i furnizimit të pikave ushqimore dhe supermarketeve.

Ndërkaq, kryetari Veliaj, ka bërë të ditur një tjetër masë të ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin, dhe që ka të bëj me ndalimin e qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy