Në kërkim për kalim klandestinësh në kufi, arrestohet turku në Sarandë

Në kërkim për kalim klandestinësh në kufi, arrestohet turku në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 41-vjeçar turk, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari Erkan Akin, banor i lagjes nr. 1, në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar atë me 8 muaj burg.

Konkretisht, në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka ushtruar kontroll në anijen turke “ Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq.

Sipas uniformave blu në pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi nga kontrolli në anijen “Rest” 31- vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njërën nga dhomat e anijes dhe gjatë kontrollit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi Bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov, për të cilat u dyshua se ishin të falsifikuara dhe për rrjedhojë shtetasi turk Nexhati Itmec u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndërsa Erkan Akin për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, ndërsa nuk do të largoheshin nga Saranda. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy