Lëvizte me kallashnikov në mes të Durrësit, 44-vjeçari arrestohet nga policia

Lëvizte me kallashnikov në mes të Durrësit, 44-vjeçari arrestohet nga policia

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi lëvizte me kallashnikov me vete në qytet. Sipas informacioneve të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet A. R., banues në Durrës. Burimet bëjnë të ditur se 44-vjeçari është me precedent të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Sekuestrohen një armë zjarri dhe 29 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 44 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy