
25-vjeçari nga Lushnja, Fridman Xhaferraj, i gjetur një ditë më parë në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Vithkuq të Korçës mund të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.
Kjo është pista kryesore në të cilën po heton grupi i hetimit të kësaj ngjarjeje. 25-vjeçari është gjetur i lidhur nga duart, ndërkohë që ka pasur shenja të shumta në trup dhe kokë.
Sipas burimeve policiore, autorët e krimit janë identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetasit me inicialet L. S. dhe K. B. Policia është vënë në kërkim të tyre, nën akuzën se kanë vrarë Fridman Xhaferrajn.
Nuk dihet nëse goditja me sende të forta ka ndodhur në breg të rezervuarit të Gjançit apo diku tjetër dhe më pas i riu. ashtu i lidhur, është hedhur në rezervuarin e Gjançit, afro 20 km nga qyteti i Korçës.
Trupi i Fridman Xhaferraj u gjet paraditen e të dielës nga banorët e zonës. 25-vjeçari në datën 21 maj kishte lënë dhomat e paraburgimit pasi Gjykata e Lushnjës i kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.



