ATM kap superhajdutin e bankomateve

ATM kap superhajdutin e bankomateve

Një 31-vjeçar nga Fushë Kruja është vënë në pranga pas dokumentimit të një sërë vjedhjesh. Që nga viti 2018, Andi Rexhepi kishte kryer një sërë vjedhjesh, shumica prej tyre në bankomate.

Operacioni i koduar ATM ka zbuluar se Rexhepi përdorte eksploziv për vjedhjen e bankmateve në Tiranë, Durrës dhe Berat.

31-vjeçari rezulton autor i vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

 I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;

 I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke  të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarj e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.

I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit  të Kavajës.

• Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më  05.11.2018;

• Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;

• Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;

• Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;

• Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;

• Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;

• Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më  31.07.2019;

• Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më  01.01.2019;

• Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më  17.01.2019;

Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy