Dhjetëra shqiptarë mes tyre të moshuar dhe fëmijë mbetën të bllokuar për më shumë se 24 orë në kufirin greko-shqiptar.
Autoritetet tona refuzuan hyrjen e tyre në vend për shkak të situatës së koronavirusit.
Pas orë të tëra sorollatjesh mes të ftohtit, pala shqiptare lejoi kthimin në atdhe të vetëm 33 prej 67 shqiptarëve.



