Kishte kryer 7 vjedhje në zona të ndryshme në 3 javë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kishte kryer 7 vjedhje në zona të ndryshme në 3 javë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar me iniciale V. S. pasi akuzohet për grabitjen e 7 vjedhjeve të ndryshme të kryera në kryeqytet. Bëhet me dije se 31-vjeçari ka kryer 7 vjedhje në 3 javë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 biçikleta dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Mountain bike”.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera së fundi, nga një 31-vjeçar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe një aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjeve, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mountain bike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi V. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë 3 javëve të fundit, ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 18.05.2023, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

– Më datë 26.05.2023, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;

– Më datë 29.05.2023, në rrugën “Nikolla Jorga”, ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.05.2023, në rrugën “Kol Xhumari”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 01.06.2023, në rrugën “Fadil Rada”, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;

– Më datë 02.06.2023, në rrugën “‘Maliq Muço”, ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy