Vdekja e parë nga meningjiti/ Pula: Burimet spitalore konfirmojnë se nuk ka vend për panik. ISHP, ende pa reagim zyrtar (VIDEO)

Vdekja e parë nga meningjiti/ Pula: Burimet spitalore konfirmojnë se nuk ka vend për panik. ISHP, ende pa reagim zyrtar (VIDEO)

Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë këtë të diel pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.

Adoleshentja ishte dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ditën e shtunën, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë ku ka ndërruar jetë.

Drupal Ad

Gazetari Besmir Pula, para Spitalit Infektiv në QSUT, thotë për ‘MCN live’ se nga burimet e konfirmuara nuk ka vend për panik, teksa të tre institucionet zyrtare shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Spitali Infektiv dhe vetë Instituti i Shëndetit Publik akoma nuk kanë dal më një reagim zyrtar për rastin dhe situatën me sëmundjen infektive.

Nga burimet e mia të konfirmuara nga spitali, më thonë që nuk ka vend për panik pas këtij rasti të vdekjes së parë më meningjit.

Familjarët janë sugjeruar të vaksinohen poashtu edhe personali mjekësor.

Burimet më thonë se situata nuk është alarmante, janë raste sporadike që vijnë në pediatri ose edhe ne Spitalin Infektiv dhe merren masa bazuar në Protokollin zyrtar.

Duhet thënë se pas rastin, as Ministria e Shëndetësisë, as Spitali Infektiv dhe vetë Instituti i Shëndetit Publik akoma nuk kanë dal më një reagim zyrtar për rastin dhe situatën me sëmundjen infektive.

Ata kanë qenë refuzues për të deklaruar, jo vetëm në këtë rast ose edhe raste tjera, për të mësuar se cilat do të jenë masat strikte për ti zbatuar, për aq kohë sa sëmundja konsiderohet ngjitëse.

Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate, të quajtura meningje, që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy