
Tre persona kanë përfunduar në spital si pasojë e përplasjes së një makine me një kamion në tunelin e Elbasanit.
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në tunel, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.
Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi E. S., dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit.



