Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet 15-vjeçari në Korçë

Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet 15-vjeçari në Korçë

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Korçë. Një 15-vjeçar u arrestua nga uniformat blu të qytetit jug-lindor, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare.

I riu është shpallur në kërkim, pasi është konstatuar se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të vendosur nga gjykata, pasi dyshohet se më parë ishte përfshirë në vjedhje.

Pas hetimeve policore, është zbuluar se 15-vjeçari ishte larguar me një 13-vjeçare, për të cilën kishin bërë denoncim familjarët se ishte zhdukur.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin.  Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy