Shpërndante drogë në doza, arrestohet i riu në Tiranë

Shpërndante drogë në doza, arrestohet i riu në Tiranë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke vënë në pranga një person, të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kontrolleve të ushtruara ndaj personave me rekorde të mëparshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Në rrugën “Margarita Tutulani”, shërbimet e policisë kanë lokalizuar shtetasin S. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës, thikë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy