Tentoi të kalonte çantën me 19 mijë € të padeklaruara, procedohet penalisht 46-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të kalonte çantën me 19 mijë € të padeklaruara, procedohet penalisht 46-vjeçari në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 46-vjeçar, pasi u kap duke kaluar një shumë prej 19350 eurosh në doganën e Kakavijës.

Shqiptari 46-vjeçar, banues në Durrës tentoi të kalonte çantën me shumën e parave jashtë Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, sipas uniformave blu, është sekuestruar shuma e parave dhe janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

PKK Kakavije/Si rezultat i kontrolleve të detajuara, nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 19 350 euro dhe procedohet penalisht 46-vjeçari që nuk i deklaroi paratë, në PKK, në dalje të RSH-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy