Grabitjet e bujshme bankare dhe ato në aeroporte kanë qenë temë diskutimi në emisionin Fact-Check në MCN.
I ftuar në emision, gazetari Bemir Pula, theksoi se zbulimi dhe sekuestrimi i parave të grabitura pas arrestimit të autorëve është shumë i rëndësishëm, ndërsa ngre pikëpyetjen nëse këto shuma të mëdha parash hiqen përfundimisht nga tregu apo jo.
Për rastet e vjedhjeve, gjetja e parave të vjedhura është e rëndësishme, më kryesorja kur ka grabitje përmes se me arrestimin e personave dihet që të gjenden paratë çfarë ndodh me ato para, a nxirren nga tregu apo jo.
Sipas gazetarit, goditja e pikave strategjike si aeroportet dëshmon dështimin e strukturave të policisë për të garantuar sigurinë e lartë.
Grabitja e aeroporteve sikur mos të mjaftonte kjo edhe ende të tjera që supozohet që janë të rëndësishme të veçanta dhe do të duhet të kishin një shkallë vigjilence më të shtuar, ndodhin këto. Kjo tregon se ka dështuar edhe policia.
Gazetari Pula u ndal edhe tek i shumëkërkuari Talo Çela duke ngritur dyshimet se ai mund të jetë eliminuar fizikisht ose janë bërë skenar sikur është zhdukur.
TTë dyja mundësitë ekzistojnë mund të ketë një person tjetër mbi to që mund të ketë bërë këto skenarët e zhdukjes por edhe skenarët që mund të ketë eliminim. Kjo është sfidë për organet e hetimit, prokuroritë prokurorinë e posaçme dhe policinë që të zbardh dhe të shkojë deri në fund të personave të dyshuar që t'i arrestojë.



