
Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Vlorës, i akuzuar për plagosjen me levë hekuri të një personi.
Nga ana e uniformave blu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç.
I ndaluarit dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.



