KPK shkarkon nga detyra prokurore në Prokurorinë e Tiranës, Alketa Zilfa

KPK shkarkon nga detyra prokurore në Prokurorinë e Tiranës, Alketa Zilfa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra subjektin e rivlerësimit, Alketa Zifla, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi analizuan provat dhe faktet vendosën shkarkimin nga detyra Alketa Ziflës, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpëdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, Zifla u emërua prokurore në Fier, ndërsa në vitin 2013 u transferua në prokurorinë e Tiranës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy