Në qarkun e Dibrës janë aktive dy vatra zjarri, ndërsa situata më problematike paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës.
Zjarri në Lurë është përhapur në tre drejtime. Një prej tyre, në afërsi të fshatit Borie-Lurë, paraqet rrezik për 5-6 banesa.
Forcat operacionale janë përqendruar në këtë zonë për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat, por rreziku mbetet ende evident.
Vatra tjetër e zjarrit ndodhet në vendin e quajtur Qafa e Helmës, në zonën e Fushë-Bulqizës.
Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit janë angazhuar në terren për vendosjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.



