
Kreu i organit të akuzës, Arta Marku ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve më 11 prill, për të hedhur në votim kandidaturën e prokurorit të Shkodrës, Vatë Staka, për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vakanca në KLP, vjen pas largimit të Antoneta Sevdarit, si anëtare e këtij këshilli nga ana e Kolegjit të Posacëm të Apelimit.
Pas thirrjes nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i vetmi që ka shfaqur interes për të qenë pjesë e këtij këshilli ishte Vatë Staka, nga Prokuroria e Shkodrës.
Prokurori Staka e ka kaluar me sukses Vettingun, në të tria kriteret, pasurinë , integritetin professional dhe pastërtinë e figurës.



