Të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve

Të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Shtetasi A.L., u arrestua për V.Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit A. L. e O. L. janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

– Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe
– Makinë, Audi 6.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy