
Policia e Tiranës bën të ditur se sot rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën "Murat Toptani", ka ndodhur një aksident me një të mitur.
Mësohet se aksidentalisht një e mitur 4 vjeç është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën "Murat Toptani", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


