Një 35-vjeçar i identifikuar si Astrit Idrizi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit të bashkëjetueses së tij.
Si pasojë e flakëve humbën jetën dy prindërit e kësaj të fundit Ismete dhe Agim Ziu. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si shenjë hakmarrje pas një tradhtie.



