Rama: 28 të shpëtuar deri në mesditë. Nuk jemi vetëm përballë kësaj tragjedie

Rama: 28 të shpëtuar deri në mesditë. Nuk jemi vetëm përballë kësaj tragjedie

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat deri në mesditë 28 persona.

Kryeministri Rama në një postim në Facebook, njofton se atyre do t’u bashkohen edhe skuadra speciale nga Kosova dhe vendet e tjera fqinje.

Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve. Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi. Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit. Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy