E kishte kthyer lokalin në vend për organizim lotarish/ Në pranga 37-vjeçari, sekuestrohen shuma eurosh

E kishte kthyer lokalin në vend për organizim lotarish/ Në pranga 37-vjeçari, sekuestrohen shuma eurosh

Një 37-vjeçar nga Shijaku ra në prangat e policisë pasi përshtati lokalin në pronësi të tij për organizimin e lotarive të palejuara, me kompjutera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma prej 522.500 lekësh të rinj dhe 3100 eurosh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Makineta”, për goditjen e veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak. Përshtati lokalin në pronësi të tij, për organizimin e lotarive të palejuara, me kompjutera, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 6 kompjutera, si dhe një shumë e konsiderueshme parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në Shijak, një shtetas organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Makineta”,  si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

-H. Sh., 37 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin " dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në lokalin në pronësi të tij, duke organizuar lotari të palejuara, me kompjutera, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me shumat prej 522.500 lekësh të rinj dhe 3100 eurosh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy