Lezha është zgjuar sot e përmbytur për shkak të sasisë së madhe të reshjeve që kanë rënë gjatë orëve të fundit.
Rrugët e qytetit janë mbushur me ujë duke e bërë të vështirë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve.
Më problematike paraqitet situata në lagjen “11 janari”, ku uji ka vështirësuar hyrjen në pallate.



