Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku është gjetur e pajetë një 32-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa e saj, duke shqetësuar familjarët, të cilët kishin nisur menjëherë kërkimet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Pas disa orësh kërkimesh, 32-vjeçarja është gjetur e pajetë në det, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Dyshimet e para flasin për një rast vetëvrasjeje, ndërsa autoritetet dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.



