
Një 35-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia e Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij. Sipas burimeve të policisë, në pranga është vënë shtetasi Areld Murati, i dënuar për “Grup kriminal” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.
“Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, njoftoi policia.
Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar 35-vjeçarin me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara nga legjislacioni italian. Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.



