13 të vdekur e 609 raste të reja me koronavirus në Kosovë

13 të vdekur e 609 raste të reja me koronavirus në Kosovë

13 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ndërkohë që janë regjistruar edhe 609 raste të reja të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1590 testime. IKSHPK-ja njofton se janë shëruar gjithashtu 350 persona.

Sa i përket vdekjeve në 24 orët e fundit, në Suharekë janë shënuar 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Në total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë me virus dhe 939 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864.

Rastet pozitive janë nga Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy