Një autobus është përplasur me një motor në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në segmentin Shtoj i Ri. Në motoçikletë ndodheshin dy persona, të cilët si pasojë e përplasjes nga autobusi kanë mbetur të plagosur rëndë, duke u dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Mësohet se autobusi kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët kishin qenë në një vizitë turistike. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.



