Është zbardhur identiteti i 38-vjeçarit që është ekzekutuar me tetë plumba mbrëmjen e djeshme në Bruksel. Sipas mediave belge, bëhet fjalë për shtetasin Ardit Spahiu, nga Elbasani.
Ky i fundit është ekzekutuar me tetë plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. 38-vjeçari ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.
Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Spahiu është 38 vjeç dhe babai i një fëmijë.
Dyshohet se vrasja e shqiptarit në Bruksel ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.



