Vrau bashkëshorten, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti

Vrau bashkëshorten, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia.

Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë.

Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

Çifti njihej nga fqinjët si njërëz model dhe pa probleme mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy