
Një i ri është vënë në prangat e policisë së Tiranës i akuzuar se ka dhunuar të dashurën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Gjithashtu 32-vjeçari e ka mbajtur të dashurën për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.



