I mori para biznesmenit nëpërmjet mashtrimit, kapet në Rinas duke tentuar të largohej

I mori para biznesmenit nëpërmjet mashtrimit, kapet në Rinas duke tentuar të largohej

Një person i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast mashtrimi, të goditur nga policia rreth një muaj më parë, është vënë në prangat e Policisë Kufitare në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, Argen Hoxha, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Drupal Ad

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 2 maj, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit Flamur Rrushi.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy