
Një 65-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Sipas policisë, viktima Frrok Lleshi është qëlluar me armë zjarri. Në lidhje me krimin kanë nisur menjëherë hetimet.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



