
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar shtetasin R. M., 24 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur dje në Fushë-Krujë.
Sipas policisë, automjeti që drejtonte 24-vjeçari është përplasur me një tjetër mjet, me drejtues shtetasin N. R., 73 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e 73-vjeçarit, shtetasja T. L., 65 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit N. R. dhe këmbësorja A. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



