
Një 77-vjeçare me iniciale H. Ç., ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kat ii dytë i ballkonit të banesës së saj në Tiranë.
Dyshohet se e moshuara ka qenë duke larë xhamat.
Njoftimi i policisë: Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



