Mbante eksploziv në banesë, arrestohet 36-vjeçari nga Lezha

Mbante eksploziv në banesë, arrestohet 36-vjeçari nga Lezha

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi është kapur me lëndë plasëse në banesë. Sipas informacioneve të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet M. P., banues në fshatin Manati.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë ,me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje apo lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në fshatin Manati, Lezhë, një shtetas mbante në banesën e tij, lëndë plasëse, gati për t’a shitur, nga shërbimet e Policisë Lezhë u organizua puna dhe si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. P., 36 vjeç, banues në Manati, Lezhë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar me lëndë plasëse. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy