
GJKKO ka dhënë dënimin për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë. Hajri është dënuar me burgim të përjetshëm.
Jan Prenga pasi u mor peng u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk.
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të SPAK.
Për këtë ngjarje rezulton i dënuar me burg përjetë edhe Festim Bexhdili, kopshtar i resortit Golden.
Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.



