Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Lezhë.
Një furgon mallrash është përplasur me një biçikletë në lagjen “Gurra” të Lezhës.
Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur, duke u dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes, policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.



