
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të premte në rrugën e Fikasit në Mullet. Sipas policisë, shtetasi me inicialet L. R., është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në makinë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor, i cili po heton për shkaqet që çuan në këtë aksident.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.



