Borxhi në kriptovaluta dhe zhdukja e trupit me frigorifer, historia e dy shokëve që u kthyen në armiq për para

Borxhi në kriptovaluta dhe zhdukja e trupit me frigorifer, historia e dy shokëve që u kthyen në armiq për para

Këto janë momentet e fundit të filmuara teksa biznesmeni Eglant Koçi lëviz në tiranë me motomjetin e tij. 

 

Kontakti i fundit mes tij dhe familjes ka qenë mesdita e 4 qershorit. Pas afro një jave ai kërkohet nga familja, ndërsa zyrtarisht policia e shtetit ka të dyshuar dy persona për kryerjen e një krimi ndaj tij.

 

Në pranga ka rënë një 25 vjecar me profeison kamarier dhe në kërkim është pronari i Enea Zyferit, Armand Shakaj njohur edhe si “Mand Dhelpra”.

 

Zrytarisht ska asnjë konfimrim nga policia e shtetit për vrasjen e biznesmenit, ndërsa burime për “Factcheck” nga grupi hetimor bënë me dije se në automjetin e Shakaj janë gjetur gjurmë gjaku e mbetje trupore, të cilat i përkasin Koçit.

 

Këto prova kanë bindur hetuesit të shpallin në kërkim Shakajn si autor i krimit dhe të arrestojnë Zyferin për përkrahje të autorit të krimit.

 

Zyrtarisht s'ka asnjë pistë të këtij rrëmbimi dhe zhdukje prej një javë, ndërsa dyshimet lidhen me një borxhë të krijuar në aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave.

 

Si pjesë e këtij konflikti dyshohet të jetë përfshirë edhe një person i njohur mes palëve i cili prej disa kohësh ështëë larguar nga shqipëria dhe ndodhet jashtë vendit.

 

Zyrtarisht Policia e Tiranës njofton se “Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur. Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

 

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit. Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy