Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 9-vjeçar. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, ndërsa shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 05.12.2020, në vëndin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.



