Një 21-vjeçar i identifikuar si Aldi Rama është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet si autor i vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, në Ishull Lezhë.
Dyshohet se Rama është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa autoritetet kanë vendosur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, si dhe po zhvillojnë kontrolle nga ajri me helikopter.
Rama rezulton me precedent të mëparshëm penal. 21-vjeçari është dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj.



