“Donin vetëm ta frikësonin”/ 23-vjecari shqiptar dëshmon për vrasjen e të riut grek

“Donin vetëm ta frikësonin”/ 23-vjecari shqiptar dëshmon për vrasjen e të riut grek

Vrasja e 19-vjeçarit grek pak ditë më parë, vijon të jetë në vëmendje të mediave greke të cilat së fundmi kanë publikuar detaje të reja rreth ngjarjes. Për këtë ngjarje, në pranga është vënë një 23-vjeçar shqiptar, nën akuzën e dyshimeve se është përfshirë në vrasje. Teksa ka dëshmuar, i riu shqiptar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

23-vjeçari shqiptar ka pranuar para prokurorit se ishte në vendin e ngjarjes, por mohoi që të ishte pjesë e grupit që sulmoi 19-vjeçarin grek që u godit me thika dhe mjete të mprehta duke i shkaktuar vdekjen. Sipas avokatit të tij, 23-vjeçari u ka treguar hetuesve emrat e personave të përfshirë, 10 të tillë. Por ka shtuar se “ata nuk donin të vrisnin, por vetëm ta frikësonin”, ndërsa shpreh pendesë për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia greke si person i dyshuar i përfshirë. Ndërsa mediat greke raportojnë se 20-vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy