Përplasen kokë më kokë dy automjete në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy persona

Përplasen kokë më kokë dy automjete në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si Poçem.

 

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip "Ford" janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe po menaxhojnë qarkullimin rrugor.

 

Në ndihmë të të lënduarve ka shkuar edhe një autoambulancë, e cila i ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy