
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Rreth orës 19:50 në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.



